Vendndodhja

Arena Center gjendet në pjesën jugore të qytetit, zonë afër qendrës historike, e karakterizuar nga afërsia me parkun më të madh të qytetit. E pozicionuar në një pikë strategjike të qytetit, qendra është e aksesueshme nga të gjitha anët. Ana perëndimore nëpërmjet sheshit “Italia” ka dalje direkte në Sheshin “Nënë Tereza” & Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në anën veriore nëpërmjet rrugës “Papa Gjon Pali II”, Arena Center lidhet me Bulevardin “Bajram Curri”. Nga ana lindore nëpërmjet rrugës “Dervish Hima” lidhet me rrugën e “Elbasanit” dhe në jug nëpërmjet rrugëve dytësore ka akses me parkun e “Liqenit Artificial”.

Ndodhet vetëm pak hapa larg prej disa prej institucioneve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare të vendit si: Kryeministria, Presidenca, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Universitetit të Tiranës, e të tjera destinacione të rëndësishme të qytetit.

Top
sqAlbanian