Arena Center
Arena Center është një ndërtim autentik, modern dhe shumëdisiplinor i pozicionuar në zemër të Tiranës.
Ndërtesa multifunksionale, e cila është pjesë e Kompleksit të ri të Stadiumit Kombëtar është konceptuar me qëllim promovimin e aktiviteteve dhe eventeve, duke i dhënë mundësinë konsumatorit potencial të gjejë të gjitha shërbimet në një vend të vetëm.
Arena Center në hapësirën e saj prej 54,000 m2 është projektuar të ketë: një hotel me 5 yje (sektori i kullës), ambiente tregtare & biznesi, si dhe zonën e parkimit nëntokësor.
Një hapësirë unike që do të ndryshojë tërësisht ekperiencën konsumatore.
Rrjetet e markave më me emër, bare & restorante, zyra, hotel si dhe ambjente argëtimi për të gjithë familjen, duke garantuar momente të këndshme dhe relaksuese në të gjithë hapësirën e saj.
Në këtë mënyrë njerëzit mund të zgjedhin lehtësisht dhe në mënyrë efektive atë që kërkojnë:
MODE – USHQIM – BIZNES – ARGETIM – SPORT – FUN
Gjithcka nën një çati!